Trumpi shpërndan deklaratën e Thaçit për Grenellin në Twitter
Sharr Travel

Trumpi shpërndan deklaratën e Thaçit për Grenellin në Twitter

Mbase do ishte shumë e vështirë për ta besuar, por Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, personalisht i ka bërë ‘reklamë’ Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe deklaratës së tij për njeriun e afërt të Trumpit, ambasadorin Richard Grenell.

Presidenti i SHBA’së e ka rishpërndarë postimin e Arthur Schwartz, ku raportohet se çfarë ka thënë Thaçi për ambasadorin Grenell.

Thaçi dje në një intervistë për T7, ka thënë se punën që e ka bërë Grenell për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet.

Më poshtë keni edhe fotografinë nga rishpërndarja e Donald Trump.


MË SHUME NGA Aktuale