09:39 / 09.02.2020
Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë nisur homazhet për bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Nderimet për këngëtaren sot janë organizuar nga Ministria e Kulturës. Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare. Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.
Agjenda:
09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,
11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,
11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.
14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.
























