La Liga rikthehet me sfida delikate për Realin dhe Barçën
BKT
Sport

La Liga rikthehet me sfida delikate për Realin dhe Barçën

E diela e futbollit nuk është vetëm Inter-Milan. Do të jetë një ditë e mbushur me evente sportive në ekranin e gjitha për t’u shijuar pasi spektakli do të jetë i garantuar.

Në La Liga e diela është dita e skuadrave të mëdha. Reali i Madridit do të përpiqet të ruajë kreun pasi luan një transfertë të lehtë në letër por që mund të rezultojë e vështirë në fushë ndaj Osasunas në Pamplona.

Los Blancos do të tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë duel pasi ndjenë presionin e Barcelonës nga pas. Edhe blaugranat ashtu si Reali vinë pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, por ndryshe nga madrilenët, katalanasit do të kenë një ndeshje akoma më delikate pasi do të sfidojnë Real Betis në transfertë, transmeton SS.

Quique Setien do të rikthehet në Benito Villamarin këtë herë si kundërshtar. Objektivi i Barçës pavarsisht momentit jo të mirë dhe problematikës mes kapitenit Messi dhe drejtorit sportiv Abidal është të mos humbasë më shumë terren në renditje me Realin kryesues.