21:26 / 09.02.2020
Nga pavijoni i Dubravës largohet një i burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sonte rreth orës 18:00, i burgosuri M. K. është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë.
Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.























