09:15 / 10.02.2020
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave.
Deri në mesjavë, parashikohet që reshjet e përkohshme të shiut të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.
Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Parashikohet që deri në këtë ditë, erërat hera herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash.
Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.
Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.























