Itali, vdes sopranoja e njohur Mirella Freni
BKT
Magazina

Itali, vdes sopranoja e njohur Mirella Freni

Mirella Freni, një soprano e njohur italiane, vdiq në moshën 84-vjeçare, njoftoi dje kryebashkiaku i vendlindjes së saj, Gian Carlo Muzzarelli në Modena.

“Modena dhe bota kanë humbur Mirella Frenin. Një zë i shkëlqyeshëm i Modenas, një grua, artiste dhe shoqe u nda nga ne”, shkruajti Muzzarelli në Facebook.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Freni vdiq në shtëpi pas një beteje të tejzgjatur me një sëmundje, vetëm disa javë nga ditëlindja e saj e 85-të, që do të ishte më 27 shkurt.

Këngëtarja doli në pension në vitin 2005 pas një karriere 50-vjeçare.

Një ndër rolet më të famshme në repertorin e saj ishte Mimi, në veprën “La Boheme” të Giacomo Puccini-t./atsh/


MË SHUME NGA Magazina