NBA, Utah Jazz fiton dramën në sekondat e fundit ndaj Rockets
Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar shtatë takime në ligën më të fort të basketbollit në NBA.
Pas një ndeshje dramatike në fund, Utah Jazz fal 3 pikëshit të Bogdanovic në sekondën e fundit të lojës, mposhtën Houston Rockets me rezultatin 114-113 Houston.
Për Jazz u dalluan Clarkson me 30 pikë e Mitchell me 24, derisa për Houston më të mirët ishin Westbrook 39 pikë dhe Harden 28 pikë.
Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mundi 133-92 Cleveland jashtë fushe.
Për miqtë u dalluan Lou Williams me 25 pikë e George me 22 pikë.
Në sekondën e fundit fiton edhe Boston, që mundi 112-111 Oklahoma, sukses që erdhi nga dyshja Walker-Tatum, 53 pikë së bashku.
Philadelphia triumfoi 118-111 ndaj Chicago, me Korkmaz që realizoi 31 pikë, ndërkohë që pas dy kohëve shtesë fitoi Atlanta, që mundi 140-135 New York (Young 48 pikë e 13 asist).
























