13:45 / 10.02.2020
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen tre shefa komisariatesh në Veri
Java ka filluar me lëvizje në Policinë e Shtetit teksa janë emëruar tre shefa komisariatësh të rinj në veri të vendit.
Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë. Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës.























