Tre fustanet kosovare në Oscar
Këtë edicion të 92-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, pjesë e tapetit të kuq janë bërë edhe kosovarët që veshën personalitet që kaluan aty.
Një fustan të zi me cope kadife, dizenjuar nga Dona Matoshi ishte veshja e modeles dhe sipërmarrëses amerikane Blac Chyna. Ajo zgjodhi që bizhutë të ishin në ngjyrë blu ashtu sikurse edhe pjesët e krahëve të fustanit të gjatë që nuk kursehej në dekoltenë e hapur që e bëri edhe më sensuale parakalimin e saj mbi tapetin e kuq.
Valdrin Sahiti kishte krijuar një fustan sateni me ngjyrë të kaltër për aktoren Christine Cavallari, e cila bustin zgjodhi që ta shndërriste me shkëlqimin e një varëseje me diamante që ishin në të njëjtën linjë edhe me vathët e fustanin tejet elegant.
Një fustan saten ka zgjedhur edhe gazetarja dhe prezantuesja e CNN, Xixi Yang, e cila u shfaq në tapetin e kuq me një krijim të stilistes Drenusha Xharra. Xharra ka guxuar me ngjyrën e verdhë, prerjen e gjatë në njërën anë dhe dekoltenë mjaft elegante./a2/

Black Chyna e veshur nga stilistja Dona Matoshit

Fustani i Valdrin Sahitit për Christine Cavallari

Prezantuesja e CNN, Xixi Yang me fustanin e Drenusha Xharrës
























