Reka falënderon ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme
BKT
Lajme

Reka falënderon ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt të cilin e njoftoi për prioritetet kyçe dhe avancimin e koordinimit për agjendën evropiane.

Ministri Reka falënderoi Ambasadorin Heldt për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë për Kosovë, me theks të veçantë për përkrahjen me ngritjen e kapaciteteve për të avancuar me procesin e integrimit evropian. 

Në takim u diskutua për çështjet e identifikuara në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi. Po ashtu u theksua se koordinimi efikas ndërmjet të gjithë faktorëve vendimmarrës në Kosovë i kontribuon avancimit.

Ministri Reka potencoi se integrimi evropian është ndër prioritetet kyçe të qeverisë Kurti. 

Ambasadori Heldt uroi Ministrin Reka për detyrën e re për të udhëhequr procesin e integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme