Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiret e parë do të jenë Shannon Ramaka nga shkolla amerikane në Kosovë dhe Ujkane Beshiri, të cilët do të na njoftojnë për përgatitjet për samitin e arsimit “Kosovo Learning Summit 2020”.
 
Ndërsa për ekspozitën “Onufri Remade”, do të flasin Ardian Isufi & Elton Koritari, kuratorë.
 
Në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, i cili do të flasë për projektet e komunës.
 
Po në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit për Komunikim në PK, i cili do të na njoftojë për sigurinë në trafik.
 
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme