13:58 / 12.02.2020
E konfirmon menaxheri, Kumbullën e duan shumë klube!
Që Marash Kumbulla kërkohet nga gjysma e Europës tashmë nuk ka më dyshime.
Lajmet që qarkullojnë në media janë konfirmuar edhe nga agjenti i mbrojtësit shqiptar Gianni Vitali i cili në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se Kumbulla pëlqehet nga shumë klube të mëdha. Falë paraqitjeve në javët e fundit vlera e 20-vjeçarit kuqezi tanimë ka kapur shifrën e 30 milionë euro, 30 milionë të cilat klube si Inter, Juventus, Napoli, Lazio, Fiorentina, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Bayer Leverkusen janë të gatshme t’i paguajnë.























