Demi Lovato zbulon domethënien e tatuazhit të saj të ri
BKT
Magazina

Demi Lovato zbulon domethënien e tatuazhit të saj të ri

Tatuazhi i ri i Demi Lovatos flet për të kaluarën e saj të errët.

Kanë kaluar gati dy vjet që kur Demi Lovato kishte probleme me mbidozën, shkruan E!News.

Këngëtarja ka qenë duke u rikuperuar. Tani, ajo zbuloi një tatuazh të ri që tregon gjithë dhimbjet që kaloi dhe një rilindje të gruas.

“Kohët e fundit kam kaluar në errësirë në rrjete sociale në përgatitje për shfaqjet e mia Grammy dhe Super Bowl, por e bëra këtë tatuazh tepër domethënës të realizuar nga @alessandro_capozzi,” e filloi ajo postimin prekës.

Lovato shtoi se nuk kishte ide çfarë do të bënte, “I tregova atij për jetën time dhe atë se ku isha. Në atë moment krijuam kombinimin e imazheve që simbolizonin më së miri zgjimin shpirtëror që kisha”.

Muzikantja tashmë ka patur një fillim mjaft të suksesshëm të vitit 2020. Nga këndimi në të dyja eventet, Grammys dhe Super Bowl, deri në njoftimin e emisionit të saj të ri të “Quibi Pillow Talk me Demi Lovato”.

Pa dyshim që viti 2020 po bëhet shpejt viti i Demi Lovato.


MË SHUME NGA Magazina