Chelsea gati të riblejë Jeremie Boga!
BKT
Sport

Chelsea gati të riblejë Jeremie Boga!

Jeremie Boga është duke shkëlqyer në Seria A me Sassuolon dhe diçka e tillë nuk ka mbetur pa rënë në sy të drejtuesve të Chelsea-t, të cilët dëshirojnë të rikthejnë në “Stamford Bridge”.

23-vjeçari u transferua në Itali në verën e vitit 2018 pikërisht nga Chelsea, ndërkohë që gjatë shitjes së tij, anglezët vendosën një klauzolë për të patur të drejtën e riblerjes së sulmuesit për 12.7 milionë paund. Paraqitjet e mira të lojtarit nga Bregu i Fildishtë kanë bindur drejtuesit e Chelsea që të aktivizojnë pikërisht këtë klauzolë.