VIDEO- Flet babai i fëmijës: Edukatorja ushtroi dhunë psiqike dhe fizike
BKT
Lajme

VIDEO- Flet babai i fëmijës: Edukatorja ushtroi dhunë psiqike dhe fizike

Familja e fëmijës njëvjeçar i cili dyshohet se u keqtrajtua nga mësuesja e kopshtit “Cambridge Kids” në Prishtinë, dyshon se ndaj tij është ushtruar dhunë edhe më herët.

Ndërkohë, në një nga videot e siguruara nga RTK, shihet se si kjo mësuese edhe në një rast tregohet e ashpër ndaj fëmijës në momentet kur do që ta ulë për ta ushqyer.

Babai  i njëvjeçarit Berat Gori,  cili i ka publikuar videot, tregon për RTK-në se kur po e priste djalin në korridor, ai e kishte parë në kamerat e kopshtit që ndaj tij  po ushtrohej dhunë.  
Policia ka njoftuar se ka arrestuar edukatoren e dyshuar dhe se me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në anën tjetër, Berat Gori thotë se në videot që ai posedon ka edhe raste të tjera kur sjellja ndaj fëmijëve është e ashpër.

Ndërkohë zyrtarë nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për RTK-në wshtw marrw vendim qw Institucioni Cambridge kids tw mbyllet , sepse ai nuk ka licencë dhe se asnjëherë nuk ka aplikuar për të.

RTK ka provuar të kontaktojë me kopshtin, por ata nuk janë përgjigjur.
Ata mbrëmë në faqen e tyre në facebook kanë shprehur keqardhje për sjelljen e edukatores në fjalë dhe kanë siguruar se sjellje të tilla nuk do të tolerohen.


MË SHUME NGA Lajme