Ceballos luan “shah” me Realin, synon qëndrimin tek Arsenali
BKT
Sport

Ceballos luan “shah” me Realin, synon qëndrimin tek Arsenali

Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos, është shndërruar menjëherë në një idhull për tifozët e Arsenalit.

Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë fantazisti 23 vjeçar, i cili ndihet shumë i lumtur në Londër.

Pasi u rikthye nga Dubai, aty ku Arsenali kreu një mini-fazë përgatitore, Ceballos foli për mediet britanike, duke thënë një tjetër deklaratë që lë shumë të kuptohet për të ardhmen e tij.

“Unë jam vetëm i huazuar tek Arsenali, por tifozët menjëherë më kanë mbështetur pafundësisht. Madje, ata kanë krijuar dhe një këngë për mua, çmenduri. Vetëm 3-4 lojtarë kanë këngët e tyre dhe ata kanë vite këtu. Ndihem i adhuruar dhe jam krenar që luaj për Arsenalin”, tha mes të tjerash spanjolli, kartoni i të cilit zotërohet nga Real Madrid.