19:24 / 12.02.2020
Liverpool i gatshëm të paguaj klauzolën për Werner
Klubi anglez, Liverpool është futur seriozisht në garë për yllin e Leipzing-ut, Timo Werner.
Sipas mediave britanike, ylli i Lepizing është qëllimi numër një i trajnerit te “The Reds” Jurgen Klopp në verën që vjen.
Gjermani është duke bërë një sezon të madh me skuadrën e tij, dhe po vëzhgohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe Liverpool-in.
Siç raportohet, klubi nga “Anfield” është gati të paguaj klauzolën në vlerë prej 60 milionë eurosh për Werner.
Sulmuesi gjerman këtë sezon të garave, ka shënuar 25 gola në 30 paraqitje me skuadrën e tij në gjitha garat.























