22:51 / 12.02.2020
Napoli ia tregon forcën Interit midis “San Siros”, afër finales
Napoli e ka mposhtur Interin midis “San Siros”, me rezultat 0-1, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.
Skuadra e Genaro Gattusos, ia doli që të tregohet skuadër e fortë në duel me “Nerazurët”, duke fituar ndeshjen dhe duke bërë hapin gjigant drejt finales së madhe të Kupës së Italisë.
Fabian Ruiz (57’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për “napolitanët”.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet me 5 mars në “San Paolo”.























