23:44 / 12.02.2020
Ekspertët: Shqipëria,nuk ka ende kapacitetet për të përballuar katastrofat
Në Shkodër u zhvillua takimi dy ditor i ekspertëve të emergjencave civile nga Shqipëria dhe Mali i Zi, pjesë e programit të financuar nga Bashkimi Europian "Katastrofat natyrore nuk njohin kufinj".
Ekspertët thanë se, tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, tregoi se të dy vendet nuk kanë ende kapacitetet e duhura për përballimin e katastrofave natyrore, transmeton VoA.























