Daut Haradinaj: Taksa të mbetet, s’ka reciprocitet pa na njohur Serbia
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka përsëritur se do të kundërshtojnë heqjen e taksës 100 për qind të vendosur për produktet serbe e boshnjake, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka deklaruar se nuk mund të ketë reciprocitet pa njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia.
“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë që të kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, natyrisht se hapja e këtij diskutimi e ka bërë vetë kryeministri që propozoj në një far forme reciprocitet, edhe në ditët e fundit reciprocitet mund të ketë por përderisa s’ka njohje nuk ka reciprocitet, në këtë rast më e udhës do të ishte që taksa të mbetet, e SHBA të ketë një draft agjendë për njohjen e pavarësisë së pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj, teksa ka folur edhe për Mini Schengenin ballkanik.























