VIDEO- Shala: `Epoka e re` nxori gazetarët më të mirë që sot i ka Kosova
BKT
Lajme

VIDEO- Shala: `Epoka e re` nxori gazetarët më të mirë që sot i ka Kosova

Gazeta `Epoka e re``shënon 20 vjetorin e themelimit, e cila ka arritë të qesë në dritë numrin gjashtë mijë. Nga kjo gazetë, e cila që nga themelimi e deri më sot u bë shkollë e gazetarisë , ku shumë gjenerata të suksesshme u bënë gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, publicist e hulumtues.

Mentor Shala i cili ka qenë redaktor përgjegjës në 'Epoka e re', nga aty gazetar dhe Drejtor i RTK-së për dy mandate, tha se përvojën e parë e ka filluar në këtë medium, përvojë kjo që për fillim ishte shumë sfiduese marrë parasysh edhe kohën kur filloj të punonte si dhe kushtet financiare.

"Hapat e parë në gazetari, përvojën e parë e kam filluar në 'Epokën e re', ku me shumë emra të njohur në gazetari, të cilët me iniciativën dhe iden e Muhamet Mavraj e nisëm këtë projektin e Epokës së re, që sot po bënë 6 mijë numra.Në fakt jo vetëm sfiduese por ishte një lloj ankthi me fillu me gazetarinë me disa persona, ku Mavraj i hin kësaj sfide me profesionalizëm me persona të tjerë të ri me pak përvojë e disa të tjerë pa përvojë të gazetarisë në Kosovë, për shkak se ishte viti i parë pas luftës në Kosovë, ku përgaditjet kanë filluar në vitin 1999 dhe ka startuar në 2000, sidomos në kohën kur kishim disa medie të konsoliduara, edhe gjatë kohës së luftës siç ishte KohaDitore, Zëri, Kosova Sot etj..por që i kishin lexuesit e vet në Kosovë. Ajo që unë e kom pa si një përvojë të mirë  dhe si mësim prej Epokës së Re ka qenë që nëse dëshiron me fillu një projekt serioz, projekt të  fort dhe të fuqishëm duhet më një staf të ri, staf i cili nuk ka ndonjë bagazh mbrapa vetës apo barrë por një staf i ri entuziast me të cilën e filluam Epokën e re, pas disa përgaditjeve në janar të 2000 filloi punën me lajme bombastike, me lajme të cilat shpeshhehere na kanë vënë para situatave kur kemi qenë të kërcnuar për shkak se ishin lajme të cilat për kohën që u transmetojshin dikujt ja prishin rehatinë. Mirëpo me entuziastin tonë, dhe me Mavrën që ka dhënë kurajo dhe na ka mbrojtur , po ashtu është një person që ka një integritet të jashtëzakonshëm" Shala në 'Studio e Hapur' në RTK3.

Shala tha se shumë persona prej ekipit që ka startu Epoka e re sot janë në institucione e medie të ndryshme, po ashtu ai theksoi se ky medium ka qenë shkollë e gazetarisë.

"Në epokë kemi qenë një grup jo shumë i madh, sepse situata financiare nuk garantonte të kishim një staf më të madh, por secili kemi pasë përgjegjësitë edhe si gazetarë, redaktorë për shkak të situatës, por me rëndësi që kemi qenë shumë kompakt si ekip. Shumë prej personave të këtij ekipi sot janë në institucione e mediume kyçe në Kosovë. E them me shumë të drejtë 'Epoka e Re' ka qenë shkollë  e gazetarisë. Njerëzit kanë shkuar në Epokën e re, kanë marrë përvojë, kanë marrë guxim profesional e pastaj kanë kaluar në mediet tjera", tha Shala.


MË SHUME NGA Lajme