15:01 / 13.02.2020
Lokomotiva Zagreb “blindon” tre shqiptarët
Lokomotiva e Zagrebit ka nisur fushatën e rinovimeve.
Klubi kroat ka një koloni shqiptarësh në përbërje dhe ka zgjatur bashkëpunimin me tre prej tyre, konkretisht me Jon Mersinajn, Enis Çokajn dhe Indrit Tuci.
I pari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, Çokaj në mesfushë, ndërsa 19-vjeçari nga Laçi në sulm.
Paraqitjet pozitive janë vlerësuar nga drejtuesit kroatë dhe të tre lojtarët do të jenë pjesë e Lokomotivës deri në vitin 2024.























