16:34 / 13.02.2020
Nuza gjykon derbin Drita-Gjilani
Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e fundjavës.
Derbi Drita-Gjilani do të gjykohet nga Genc Nuza. Asistentë të tij do të jenë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Selim Isufi.
Në ndeshjet tjera, Visar Kastrati do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes së liderit Ballkanit ndaj Drenicës.
Gramos Shala gjykon takimin ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.























