Ja si PSG tenton të bindë Mbappe për të qëndruar
BKT
Sport

Ja si PSG tenton të bindë Mbappe për të qëndruar

Real Madrid nuk dorëzohet lehtë për Kylian Mbappe, por PSG nuk mund ta humbasë një fenomen si francezi.

Kontrata e sulmuesit me kampionët e Francës përfundon në verën e vitit 2022, por PSG synon të zgjasë bashkëpunimin dhe e ka një plan.

AS raporton se drejtuesit e klubit janë gati t’i afrojnë 21-vjeçarit një rrogë të çmendur prej 50 milion eurosh në sezon, duke e barazuar me atë të Leo Messit. A do të mjaftojë diçka e tillë për ta bindur yllin francez që të mos ndryshojë ekip.

Asgjë nuk është e sigurt deri në momentin që PSG nuk është kompetitive për të fituar Champions League. Francezët po shpenzojnë pafund në përforcimin e skuadrës, por dështojnë nga viti në vit për të fituar kupën me veshë të mëdhenj.