Liverpooli hyn në garë për Sanchon
BKT
Sport

Liverpooli hyn në garë për Sanchon

Ylli anglez i Borussia Dortmundit është bërë objektiv i klubeve më të mëdha të Premierligës

Jadon Sancho është bërë objektiv i klubeve më të mëdha angleze.

Ylli i Borussia Dortmundit mund të rikthehet në Premierligës gjatë verës që vjen.

19 vjeçari po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë q gjigantët anglezë të zgjojnë interesim për të.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, klubi i fundit që ka shfaqësur interesim për përfaqësuesin anglez është Liverpooli, raporton GE.

Dortmundi i kërkon 120 milionë euro për futbollistin ofanziv. Sanchon e duan edhe Manchester United, Chelsea e Tottenhami, por edhe ish-klubi i tij, Manchester City.

Futbollisti e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Premierligë në fund të këtij sezoni. Atë thuhet se e pëlqen edhe Barcelona në Spanjë.