14:00 / 14.02.2020
Veliu përshëndet arritjen e marrëveshjes me Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.
Sipas tij, roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.
Postimi i plotë:
Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.























