Zbulohet shkaku i vdekjes së tre personave në Bulqizë

Zbulohet shkaku i vdekjes së tre personave në Bulqizë

Ditën e sotme vendi u trondit nga një lajm i hidhur ku tre persona ndërruan jetë në Ostren të Madh në Bulqizë.

Ata ishin pjesëtarë të një familje dhe bëhet fjalë për nënën sëbashku me djalin dhe vajzën, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi.

Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare