19:55 / 14.02.2020
Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të mbyllet me njohje reciproke
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se fundi i dialogut të Kosovës me Serbinë duhet të sjellë njohjen reciproke.
Ai të premtën ka dhënë një intervistë në RTK, në edicionin qendëror të lajmeve.
“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me njohje reciproke. Nga BE kërkohet që të jetë unik dhe ta mbështesin dialogun dhe që procvesi të jetë i kordinuar me SHBA-në. Marrëveshja me Serbinë do të hapte perspektivë për qytetarët e të dyja vendeve”, ka thënë Thaçi.
Ai është ndalur edhe te BE-ja. “Kosova ndihet endëshkuar dhe e mashtruar nga BE-ja. Kjo qasje duhet të ndryshojë”, ka thënë Thaçi.























