15:51 / 15.02.2020
Bonaventura, gati t’i thotë lamtumirë Milanit
Pas 6 vitesh, 141 ndeshjeve dhe 29 golave të shënuar, Giacomo Bonaventura pritet t’i thotë lamtumirë Milanit.
Në skemat që po përdor Pioli, mesfushori nuk shihet si titullar dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe menaxheri tij, Raiola, që pranoi se po kalon situatë të vështirë dhe se rinovimi i kontratës është pothuajse i pamundur.
30-vjeçari ka vetëm pak muaj të mbetur në kontratën që skadon në qershor dhe Milani nuk do të përfitojë asgjë nga largimi i tij i mundshëm, teksa ofertat për të nuk mungojnë që nga klubet e Serisë A e deri te nga Bundesliga e Premier League.























