Cerar: Çelja e negociatave, peshë të posaçme për thellimin e reformave

Cerar: Çelja e negociatave, peshë të posaçme për thellimin e reformave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një takim në Mynih me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.

Cakaj tha se gjatë takimit u ritheksua edhe njëherë rëndësia e veçantë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.

Ai theksoi se “ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare