Rama: Ukraina, prioritet i kryesimit shqiptar të OSBE-së

Rama: Ukraina, prioritet i kryesimit shqiptar të OSBE-së

Kryeministri Edi Rama në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në fjalën e tij në panelin “Ukraine – Moving Ahead” deklaroi se kriza në Ukrainë është një nga prioritetet e agjendës së kryesimit shqiptar të OSBE-së.

Kryeministri Rama solli në vëmendje në fjalën e tij faktin se Shqipëria në kohë të regjimit e konsideronte OSBE si shkallëzim të degjenerimit të lindjes dhe perëndimit.

“Isha 11 vjeç kur u krijua OSBE dhe Shqipëria jo vetëm ishte i vetmi vend që nuk mori pjesë, por ishte vendi që e denoncoi krijimin e OSBE-së si një shkallëzim të degjenerimit të botës së perëndimit dhe të lindjes. Ajo çfarë është mbresëlënëse, është që vetë parimi i themelimit të OSBE-së është fjala kyçe, sovranitet, integritet territorial, të drejtat e njeriut e këto parime sot po diskutohen dhe janë vënë gjithnjë e më tepër në diskutim se asaj kohe dhe kjo është një sfidë e madhe e jashtëzakonshme”, u shpreh kryeministri Rama.

“Pata privilegjin të takoja presidentin Zelenski dhe autoritetet ukrainase në Kiev, por po kështu vizitova Stanytsia-Luhanska zonën atje dhe do të doja shumë që të sillja të gjithë votuesit e ekstremit të djathtë në Gjermani të shohin sesa  e vështirë është jeta dhe të kuptojnë se për çfarë po ankohen. Të kuptojnë sesa e vështirë është jeta në pjesën lindore, është apokaliptike. Me mijëra dhe mijëra njerëz që duhet të kalojnë në një urë që më në fund falë zotit u ndërtua. Ura u ndërtua falë presidentit dhe falë presidentit falë paraardhës të radhës. Është një urë që nxe vetëm ambulancën dhe ka mesatarisht 10 mijë njerëz që kalojnë në këtë urë në kushte të pamundura klimaterike dhe shumica e tyre janë të moshuar dhe që duan të kalojnë nga ana ku funksionojnë institucionet ukrainase për të marrë pensionin dhe mendojeni se ambulanca nuk mund të shkojë deri në spital sepse ende është e pamundur që të arrihet një marrëveshje për këtë”, theksoi Rama.

“Ka pacientë që janë me sëmundje vdekjeprurëse dhe duhet të ecin, megjithatë ka diçka për të thënë në mbrojtje të Presidentit dhe të qeverisë së re në Kiev që ka përmirësime. Ka përmirësime përsa i përket shkuarjes qenies në kontakt dhe përpjekjes për të ecuar përpara për zbatimin e asaj çfarë është baza e marrëveshjes së Minskut që ndoshta mund të mos jetë e mrekullueshme dhe nuk është e tillë, por një marrëveshje që është nënshkruar në rrethana precize dhe nuk ka patur më mirë se në atë moment. Po kështu edhe në përputhje me formatin e Normandisë”, tha ai.

Ne vijim, Rama tha se “doja t’u tërhiqja vëmendje për diçka. Përmirësim do të thotë më mirë se sa më e keqja. Megjithatë parapërfytyroni pas takimit të formatit të Normandisë pati 20 mijë incidente dhe dhjetëra dhe dhjetëra viktima. Misioni i Posaçëm i OSBE-së po bën një punë të shkëlqyer sepse  është e vetmja prani që njëfarësoj pranohet nga të dyja palët, ndërkohë vazhdojnë incidentet sidomos gjatë natës për shkak të mungesës të kapaciteteve për të monitoruar në mënyrë më konstante të gjithë vijën kufitare”.

“Kësisoj do të përfitoj nga ky  rast t’u bëj thirrje të gjitha vendeve, sepse duket shumë bukur sa e mbështesin të gjithë Ukrainën dhe natyrisht e bëjnë këtë gjë, por gjithashtu të mbështesim ata njerëz që jetojnë në atë ferr është gjithashtu e rëndësishme. Nuk do të kushtojë male me para, do të kushtojë disa kontribute shtesë nga vendet e OSBE-së për të dhënë disa para më tepër për teknologjinë në mënyrë që të sigurohet survejimi gjatë natës në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë e të kryejë këto incidente që po ndodhin”, u shpreh Rama.

Rama thekson se sa kohë Rusia të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO/BE e të jetë e mbytur në këtë rreth, gjerat nuk do të përmirësohen.

“E gjitha kjo është siç u tha por le të mos e gënjejmë veten sepse nuk është vetëm Ukraina, por është Ukraina, Gjeorgjia është Moldavia. Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, Gjeorgjinë apo Moldavinë, ka të bëjë me civilizimin tonë, atë çka të gjithë përfaqësojmë, dhe Rusinë. Pra, aq kohë sa Rusia, pra kjo është diçka që historia së fundimi, duhet të na e kishte mësuar, do të jetojë me fikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO/BE e të jetë e mbytur në këtë rreth, gjerat nuk do të përmirësohen. Ka dhe një element tjetër. Presidenti Zelenski nuk ka kohë, ka vetëm katër vjet. Palët e tjera kanë shumë kohë. Jo, po kështu duhet marrë parasysh dhe natyrisht kjo nuk ka të beje me OSBE dhe me mua. Nuk na takon ne t’u japim leksione të tjerëve, kjo ka të bëjë me drejtuesit e koalicionit tonë për të menduar për këtë.  Natyrisht kjo është e hapur për diskutim. Saktësisht kështu, 16 vite më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrahinën, 16 vjet më vonë kemi një luftë të gjithë kanë një luftë”-tha Rama në fund.