19:32 / 15.02.2020
Gjatë plaçkitjes së një kazinoje në Shkup vritet një 22 vjeçar nga Kosova
Në Shkup të Maqedonisë është vrarë sot 22 vjeçari R.H (1997) nga Malisheva.
Korrespodenti i Radio Televizionit të Kosovës, Besnik Iseni njofton se dy të rinj shqiptarë, njëri nga Shkupi e tjetri shtetas i Kosovës, janë vrarë nga grabitësit, në një kazino që ndodhet në aksin rrugor Shkup-Bllacë.
Personat e vrarë janë njëri sigurim i kazinosë, ndërsa tjetri klient i rastit. Personat e armatosur në kazino kanë arritur të marrin edhe një shumë prej 10 mijë eurosh.























