Historia tragjike e ish-yllit të Liverpoolit

Historia tragjike e ish-yllit të Liverpoolit

Futbolli është një xhungël e madhe ku mbijeton më i forti. Fati luan një rol kryesor në këtë fushë, megjithatë ka dhe prej atyre lojtarëve që ishin të detyruar të ecnin në këtë rrugë duke mos pasur asnjë alternativë tjetër.

Sinonimi i duhur i një situate të tillë është Mamadou Sakho. Ai ka rrëfyer vuajtjet e tij që në fëmijëri.

“Kam humbur babanë kur isha 13 vjeç. U bëra shpejt burrë. Për mua nuk ishte një opsion të luaja futboll, për mua ishte një detyrim”, tha ai.

“Nëse dikush më pyet nëse ishte e vështirë të isha kapiten i PSG 17 vjeç, për mua më e vështira ishte të bëhesha kapiten i familjes sime në moshën 13-vjeçare”, tha ish-lojtari i Liverpoolit.

Mbrojtësi 30-vjeçar luan momentalisht për Crystal Palace.