City projekton afrimin e një trajneri të madh nëse largohet Guardiola

City projekton afrimin e një trajneri të madh nëse largohet Guardiola

Dënimi prej dy sezonesh nga UEFA, mund të sjellë një seri largimimesh te Manchester City, duke filluar që nga bankina.

Pep Guardiola me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i “qytetarëve” për të nisur një aventurë te re te Juventusi, ose mund të rikthehet te Barcelona apo Bayerni.

Sipas “The Sun” vendin e tij te City, pritet që ta zërë një emër i njohur në Premier League, Mauricio Pochettino. Strategu argjentinas është i gatshëm për të nisur një projekt të ri nga e para, teksa një gjë të tillë e ka bërë më parë edhe te skuadra e Tottenham.

Pochettino është i aftë që të punojë mjaft mirë me të rinjtë, pasi te City do të ketë shumë largime.