Bayern Munich “shkel” Kolnin

Bayern Munich “shkel” Kolnin

Bayern Munich ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

“Bavarezët” mund në udhëtim Kolnin, me rezultat 1-4, të dielën në kuadër të javës së 22-të në Bundesligën gjermane.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, ishin dukshëm skuadër më e fortë se nikoqirët, këta të fundi assesi nuk ia dolën të ndalin lojën e bukur të skuadrës nga “Alianz Arena”.

Lewandowski (3’), Coman (5’), Gnabry (12’, 66’), shënuan golat e fitores për Bayernin, derisa golin e nderit për Kolnin e realizoi Uth (70’).

Bayern Munich më këtë fitore ngjitët në krye të tabelës me 46 pikë, një më shumë së Lepizing, kurse, Kolni renditet i 14-të me 23 pikë të tubuara.