Talentja shqiptare në Britani Arta Çika fiton çmimin “TechWomen100”

Talentja shqiptare në Britani Arta Çika fiton çmimin “TechWomen100”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë, një talente shqiptare, Arta Çikën e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.

“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para”, shprehet presidenti Meta.

“Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur”, shton presidenti Meta.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare