​Sot mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

​Sot mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Bashkimi Evropian sot do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë.

Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më herët ka deklaruar se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa kulm mbi kokë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare