Klopp: Po bëj tifozllëk që Lazio ta fitojë titullin në Serie A

Klopp: Po bëj tifozllëk që Lazio ta fitojë titullin në Serie A

Tri ekipe janë në garë për Serie A. Juventusi kryeson me 57 pikë, ndërsa Lazio e ndjek me një më pak.

Podiumin e mbyll Interi me 54 pikë. Qartazi kuptohet se gjithçka është e hapur për titullin kampion. Sigurisht si favoritët shikohen bardhezinjtë, që këtë sezon shpesh kanë shfaqur probleme.

Befasia e madhe ka qenë Lazio, që tashmë ka edhe një tifoz special në Angli. Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, është pyetur se kush do dëshironte ta fitonte titullin në Itali dhe ai mbështet skuadrën e Lucas Leiva.

“Po bëj tifozllëk që ta fitojë Lazio titullin kampion. Ne kemi një ish-lojtar të Liverpool në garën për titull dhe ai është Lucas Leiva. Më vjen keq për Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, por mendoj se Lazio do të jetë një surprizë e madhe. Ata po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm”, është shprehur Klopp.