Meta flet për “grusht-shtetin”, akuzon mazhorancën për veprime arbitrare

Meta flet për “grusht-shtetin”, akuzon mazhorancën për veprime arbitrare

Kallëzimit penal ndaj Ardian Dvoranit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i shtoi prova të reja duke paralajmëruar depozitimin ne në organet e drejtësisë për te thelluar hetimin.

Presidenti këtë herë do të shkojë vetë në Venecia për të denoncuar grushtin e shteti që sipas tij mazhoranca po bën me emërimin e anëtarëve të kushtetueses.

Dorëheqja nuk është në planet e Ilir Metës, ndërsa këmbëngul se për betejën e tij do të vijë dita që do kërkojë edhe mbështetjen e popullit.

Kundërsulmi më i afër ndaj mazhorancës për formulën e re të betimit të anëtarëve të kushtetueses janë dekretet.

Shefi i shtetit nuk i kurseu kritikat kundër paketës antiKÇK, synimi i së cilës sipas tij është nxirja e drejtësisë dhe anëtarëve të saj.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare