Charles Michel: Shqipëria frymëzim për BE

Charles Michel: Shqipëria frymëzim për BE

Charles Michel, President i Këshillit Evropian gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve, deklaroi se Bashkimi Evropian do të jetë krah Shqipërisë për të kaluar periudhën e vështirë të rindërtimit.

Michel theksoi se, Shqipëria nuk është një vend i largët por është fqinj i vendeve anëtare të BE-së dhe se, së bashku ndajnë histori dhe të ardhme të përbashkët.

“Jemi një familje evropiane, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk janë larg, ata janë fqinjët tanë. Ne kemi një  histori të përbashkët dhe kemi një të ardhme të përbashkët. Ne ndajmë sfida dhe mundësi të përbashkëta. Ne ndajmë interesa dhe vizion sigurie të përbashkët. Mendoj se konferenca e sotme do të jetë një sukses dhe besoj se populli i Shqipërisë do ta kalojë këtë dhe për këtë mbështetuni tek ne”, u shpreh Presidenti i KE-së.

Michel më tej tha se, të gjithë vendet anëtare të BE-së kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar për të tejkaluar këto momente të vështira. Ai theksoi se, fleksibiliteti Shqipërisë për BE është një “dritë frymëzimi”.

“KE ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për të ndihmuar Shqipërinë, për të rindërtuar. Ndihma jonë ka qenë shumë konkrete, nuk jemi vetëm por jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin e vendit të vet, duke filluar nga SHBA dhe Banka Botërore. Kjo do të jetë një nga pikat e forta të BE, duhet të mbledhim të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të qenë bashkë. Duhet të rindërtojmë shkolla, dhe duhet të punojmë krah për krah."


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare