BE jep gati 1.2 miliard euro, Rama e vlerëson përtej imagjinatës

BE jep gati 1.2 miliard euro, Rama e vlerëson përtej imagjinatës

"Kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”, – deklaroi sot në Bruksel Kryeministri Edi Rama, pasi Shqipëria mblodhi në Konferencën e Donatorëve 1.15 miliardë euro për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ky është në fakt momenti i vërtetë, që fakti që nuk kam një fjalim me vete tregon shumë për pritshmëritë e mia. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim. Nevoja ishte kaq e madhe dhe po thoshim: nëse arrijmë të 40% të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndihemi se kemi pasur sukses, dhe përtej 50% do të ketë qenë ndonjë magji”.

Rama tha se “kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”. “Nuk di çfarë të them, po më lejoni të jem mistik, se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, Korinthët, ku thuhet: Sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar vuan, të gjithë vuajmë së bashku. Nëse një pjesëtar nderohet, të gjithë gëzohemi së bashku. Unë jam i nderuar, shpresoj fort që ju të gëzoni të gjithë së bashku për mua e Shqipërinë. E ndërsa citoj Biblën, unë udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare, siç edhe Papa Françesku e ka pagëzuar, nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin. E nuk gjej dot shembull më të bukur sesa ky që ndodhi sot për të përdorur këtë citim nga Kurani: Njerëzimi është një komb i vetëm. Faleminderit shumë”, – tha Kryeministri, duke iu drejtuar shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare