Në Varshavë të Polonisë u kremtua 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në Varshavë të Polonisë u kremtua 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në manifestimin e rastit, organizuar nga  Shoqata Poloni-Kosovë KosPol, shoqatapolonikosove si organizatë e vetme në Poloni ( në mungesë të përfaqësisë diplomatike të Kosovës) që tubon bashkëatdhetarët, u mbajt manifestim ku ishin të ftuar musafirë nga Polonia ,shtetas të Kosovës e Shqipërisë, si dhe nga shtetet e tjera që jetojnë e punojnë në këtë vend. 

Takimi u mbajtë në një ambient të ngrohtë e miqësor në "Klubokawiarnia Poźyteczna"  ku kryesisht jan të punësuar persona me aftësi të kufizuara mentale, por që kanë aftësi të kontribojnë në shoqëri.

Kryesuesi i Shoqatës , Haxhi Dulla, pasi përshendeti të pranishmit , bëri një përkujtim të shkurtër  të 17 shkurtit 2008 si dhe për dhjedhat e përditshme  në Kosovë, me aspekt të veqant për  të arriturat kulturore por edhe ato politike e shoqërore.
Më pastaj për të pranishmit disa nga anëtarët e Shoqatës me projektet e tyre multimediale prezentuan Kosovën, të arriturat e saja si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shteti më i ri në Europë.
Musafire nderi ishte Aneta Skarzyński, e miqësuar me Shoqatën, artiste e operës, piktore e poete e cila me pikturat e saja dhe me zërin e rrall, mezzosopran e zbukuroi edhe më tepër këtë takim festiv. 
Ndër musafirë të ftuar ishin edhe Jarosław Rosochacki, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Poloni,
Czesław Skarzyński, kryetar i Fundacionit "Polonia Union", Emina Ragipoviç, nga Fundacioni" Kultury bez barier" njëherit përfaqësuese e komunitetit boshniak në Poloni, Walentyna Rakiel-Czarnecka nga Fundacioni " Dobre Źycie", Beata Ewa Barnicka nga Centrum Edukacji "Nasze serduszko", 
Labinot Hajdari nga "Qendra Kosovare për Diplomaci", 
Marika Rosochacka nga Shoqata Poloni-Shqipëri, si dhe dr. Rigels Halili, ligjërues nga Universiteti i Varshavës.

Pas përfundinit të pjesës zyrtare, musafirët e ftuar në këtë  manifestim u shërbyen me secialitete nga Kosova.


MË SHUME NGA Aktuale