Balla: Besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Shqipërisë

Balla: Besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se 1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama.

“Mirënjohje të gjithë miqve të Shqipërisë sonë. Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama: Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur”, tha Balla.

Po ashtu ai tha se “deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”.

“Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit”, tha Balla./ATSH/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare