Konjufca: Marrëdhënia me Serbinë mbetet problemi më i madh
BKT
Lajme

Konjufca: Marrëdhënia me Serbinë mbetet problemi më i madh

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë konsiderohet si ndër problemet më të mëdha.

“Qeveria jonë filloi punën më 4 shkurt. Politika e jashtme ka qenë në një krizë të rëndë vitet e fundit. Ekziston një fushatë agresive sere që synon që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për 15 shtete, shumica në hapësirën e Paqësorit dhe në Afrikë.Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nën kujdesin e BE-së, duhet të vazhdojë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka njoftuar se ai do të emërojë një komisioner të ri”.

Konjufca ka folur për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung”, pasi ka marrë pjesë në një aktivitet me rastin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Konjufca u shpreh i shqetësuar me largimin e qytetarëve nga Kosova. Në Gjermani, tha ai, jetojnë mbi 400 mijë kosovarë “dhe prej tyre më shumë se 100 mijë në landin e Baden-Württembergut.

“Shpresoj që largimi nga Kosova të reduktohet. Po përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet e jetës”, tha Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme