Lobi Euro Atlantik Shqiptar uron Pavarësinë, kërkon unitet

Lobi Euro Atlantik Shqiptar uron Pavarësinë, kërkon unitet

Lobi Euro Atlantik Shqiptar ka kërkuar unitet në politikën e Kosovës.

Lobi, i drejtuar nga Shukri Ymeri, kërkon nga institucionet tona më të larta të shtetit, që në këto momente vendimtare dhe tepër të rëndësishne, të jenë syçelë dhe mos të devijojnë nga rruga e lirisë dhe pavarësisë, për të cilën u derdh shumë mund e gjak.

Lobi ka dërguar një urim me rastin e Pavarësisë. 

Urimi i plotë: 

Njëzet e një vjet liri e dymbëdhjetë vjet pavarësi, janë një periudhë e lavdishme për popullin tonë. Për derisa njohjet nisën menjëherë, Serbia pati  kërkuar  ligjëshmërinë e Deklaratës për shpalljen e Pavarësisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me 22 korrik 2010  i dha një dush të ftohtë Serbisë, duke theksuar se Kosova nuk ka bërë kurfar shkelje me rastin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Ky ishte edhe një motivim tjetër që do të duhej të shërbente për ndërtimin e shtetit dhe të institucioneve të tij, për zhvillimin ekonomik e politik në drejtim të integrimeve euro-atlantike.

Sot, gëzojmë shtetin tonë në të cilin ndërtojmë ardhmërinë tonë, ndërtojmë fatin e trashëgimtarëve tanë duke vënë bazamentin për sëndërtimin e aspirstave shekullore të popullit tonë.

Lobi kërkon nga institucionet tona më të larta të shtetit, që në këto momente vendimtare dhe tepër të rëndësishne, të jenë syçelë dhe mos të devijojnë nga rruga e lirisë dhe pavarësisë, për të cilën u derdh shumë mund e gjak. LOBI si mbështetës i fuqishëm i realizimit të aspiratave tona shekullore dhe i institucioneve tona shtetërore, tërheq vërejtjen nga rreziqet që kanosen nga makineritë pro serbe në përpjekje të nënvlerësimit të pavarësisë sonë dhe të degradimit tonë shtetror.

Si asnjëherë më parë, Lobi kërkon unitet institucional në të gjitha sferat, sepse duke bashkërenditur veprimet dhe qendrimet unike shtetrore, jemi më të fortë dhe më këmbëngulës në synimin  tonë.

Duke ju dhënë mbështetje në emër të lobistëve dhe shumicës së konsiderueshne të diasporës sonë, vlerësojmë se ky përvjetor i Pavarësisë, do të jetë një motivim shtesë për të realizuar  gjithë atë që deshiroim  për popullin tonë dhe shtetin tonë të ri.

Lobi fton edhe strukturat tjera në Evropë dhe në botë që të mbështesin Republikën e Kosovës dhe popullin e saj si faktorë stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Vetëm të bashkuar dhe me qëndrime unike për shtetin tonë, mund të arrijmë të plotësojmë dëshirat dhe synimet tona në sëndërtimin e institucionalizimit të plotë kombëtar e shtetëror.   

KRYETAR. I LOBIT EURO ATLANTIK SHQIPTAR. Z. SHUKRI. YMERI   Selia ne. LÖRRAH te. GJERMANIS


MË SHUME NGA Aktuale