Rexha më pak aktive në rrjete sociale për shkak të shëndetit të saj mendor
BKT
Magazina

Rexha më pak aktive në rrjete sociale për shkak të shëndetit të saj mendor

Bebe Rexha ka njoftuar se është në depresion.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha së fundmi nuk ka qenë edhe aq aktive në rrjete sociale.

E gjithë kjo për shkak se ajo nuk po ndihet mirë për sa i përket shëndetit mendor.

“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër foto glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, tha ajo.


MË SHUME NGA Magazina