Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Selvete Krasniqi, gazetare, e cila fletë për nisjen e festivalit të filmit "Berlinale", Kosova përfaqësohet me filimin "Exil", regjisori e skenaristi Zgjim Terziqi me skenarin "2000: A Post War Odyssey".

Ndërsa në një lidhje direkte nga BKUK do të jetë Shefqet Lulaj, autor i librit, obstetër-gjinekolog, i cili do të flasë për librin "Obestetrika".

Për Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë "Teknofest 2020", do të flasë e ftuara Filiz Pasoma, sekretare, Instituti “Yunus Emre” - Prishtinë.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme