Reperi Pop Smoke vritet në shtëpinë e tij në Hollywood Hills
Reperi i popullarizuar amerikan, Pop Smoke, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij të mërkurën në mëngjes.
Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një ndejë të organizuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills kur dy persona të panjohur thyen shtëpinë rreth orës 4:30 (ora lokale), sipas raportimeve të TMZ.
Të dyshuarit qëlluan me të shtëna të shumta, njëra prej të cilave goditi edhe Pop Smoke, teksa e la të plagosur rëndë.
Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)
Është e paqartë nëse ata janë identifikuar nga autoritetet apo cili është motivi i tyre që mund të ketë çuar deri te të shtënat.
Reaguesit e parë u filmuan duke lëvizur Pop Smoke nga shtëpia e tij në një barelë. Ai u transportua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku më pas u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.
Një person i paidentifikuar u mor në paraburgim menjëherë pas të shtënave, por ai u lirua pasi policia përcaktoi se nuk ishte i përfshirë.
Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)
Pop Smoke, një yll në ngritje në skenën e rap-it, publikoi ‘mixtape-in’ ‘Meet the Woo’ verën e kaluar. “Welcome to Party” në bashkëpunim me Nicki Minaj arriti të renditet në vendin e pestë në tabelën e ‘Billboard’s Bubbling Under Hot 100 Singles’.
Ai gjithashtu bashkëpunoi me JackBoys dhe Travis Scott në këngën e tij “Gatti”.
Pak minuta pas lajmeve, Minaj postoi një fotografi të Pop Smoke në Instagram, duke shkruar, “Pusho në paqe, Pop”.























