19:16 / 19.02.2020
Mediat spanjolle: Messi në Los Angeles Galaxy?
Një lajm “bombastik” vjen nga mediat spanjolle. Sipas këtyre mediave, Lionel Messit mund të largohet nga Barcelona.
Situata jo e mirë që po kalojnë katalonasit pas zënkave mes Messi-Abidal, duket se ylli argjentinas është duke e menduar largimin nga ‘Camp Nou’.
Sipas Sipas Radio Continental, Messi është shumë afër MLS-së dhe më saktësisht Los Angeles Galaxy.
Madje, thuhet se përfaqësuesit e Messit tashmë janë takuar me babain e lojtarit. Klubi amerikan Los Angeles Galaxy janë në kërkim të pasuesi të Zlatan Ibrahimoviqit, dhe Messi i preferuari i klubit amerikan.























