Tronditet Anglia, Rashford mund të mungojë në EURO 2020

Tronditet Anglia, Rashford mund të mungojë në EURO 2020

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Marcus Rashford do të mbetet jashtë fushave edhe për disa muaj më shumë pas një lëndimi në shpinë, dhe nuk është i sigurt rikthimi i tij për EURO2020.

Golashënuesi më i mirë i Manchester United nuk ka luajtur për më shumë se një muaj, shkaku i një lëndimi në shpinë.

“Unë do të shpresoja që ai të luante këtë sezon, por kjo do të jetë e vështirë”, ka deklaruar Solskjaer, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoja se ai do të shërohej më shpejtë. Aktualisht duket se ai do të mbetet jashtë edhe për disa muaj më shumë”.

I pyetur nëse ai do të luajë në EURO2020, Solskjaer është përgjigjur: Epo, unë do të shpresoja që ai të luajë më parë, por nëse nuk rikuperohet, ai nuk do të luajë”.

Kujtojmë se të Anglia është i lënduar edhe Harry Kane, dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për EURO2020.